10.1 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeQytetarët në RMV nuk i përballojnë dot çmimet për shërbimet shëndetësore dhe...

Qytetarët në RMV nuk i përballojnë dot çmimet për shërbimet shëndetësore dhe ilaçet

Qytetarët ankohen për çmimet e larta të shërbimeve mjekësore, sidomos nëpër klinikat private. Ata thonë se mezi arrijnë ti blejnë barnat elementare që ju nevojiten për gjatë muajit, e lëre më të bëjnë vizita te mjeku për problemet shëndetësore që kanë. Qytetarët shprehen të shqetësuar se për të shkuar në klinikat private duhet të kenë shumë para, ndërsa nëpër klinikat shtetërore duhet të presin shumë gjatë për shkak se nuk ka termine të lira.

“Janë të shtrenjta për Zotin. Barnat nuk mund të merren me pensione. Në çdo rast duhet të jenë më të lira, nuk mundet kështu, 3-4 mijë denarë japin vetëm për barna personat e moshuar, nuk është mirë kështu”, tha një qytetar.

“Në të shtetit nuk janë të shtrenjta, por nëse shkon në klinikat private, nëse nuk ke para mos shko, është shumë shtrenjtë. Duhet të jenë të lira, nuk mundet çdo kush të shkoj, vetëm 10 për qind mund të shkojnë që të shërohen, shumë vështirë”, theksoi një tjetër qytetar.

“Po, janë të shtrenjta. Vështirë është për të gjithë qytetarët, duhet të jetë më lirë”, u shpreh një qytetare.

“Po është shtrenjtë, nuk kam ndonjë mendim konkret, por megjithatë klinikat private janë shtrenjtë”, tha një qytetare.

“Në klinikat private po. Unë nuk shkojë tek private, shkoj tek shtetëroret”, shtoi një qytetare.

“Shumë punë duhet të rregullohen, por duhet të fillohet nga populli, ky është mendimi im”, tha një qytetare.

“Nuk janë të lira. Ashtu siç janë do të pranojmë disi”, shtoi një qytetare.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, do të iniciojnë një strategji të re për familjet me asistencë sociale që do të përfshijë lehtësimin e qasjes në shërbimet shëndetësore, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“Këto masa synojnë uljen e barrës financiare të këtyre familjeve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Lidhur me vendosjen e marzheve për shërbimet shëndetësore në klinikat private, Ministria po e shqyrton me kujdes këtë çështje. Synimi ynë është të arrijmë një ekuilibër që do të sigurojë shërbime të arritshme për qytetarët, pa cenuar cilësinë e shërbimeve që ofrohen në sektorin privat. Shqyrtojmë opsionet që mund të përfshijnë rregullimin e çmimeve për disa shërbime thelbësore, duke ruajtur gjithmonë partneritetin dhe bashkëpunimin me sektorin privat për të mirën e pacientëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi tha se mbetet shqetësuese fakti I harxhimeve të larta për shërbimet shëndetësore, sidomos për barnat. Sipas OBSH-së në vitin 2018, 18 për qind e harxhimeve të qytetarëve kanë qenë për barnat, ndërsa 22 për qind për shërbimet shëndetësore në total, që është shumë larg nga përqindja e BE-së prej 22 për qind. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments