Është protestuar para Ministrisë së Drejtësisë kundër përmbaruesve.
“Përmbaruesit dhe përkrahësit e tyre nuk e zbatojnë ligji për vjetërsimin e borxheve që ka dalë në “Gazetën Zyrtare”, i cili është në fuqi. Jo vetëm që nuk e zbatojnë, por kërkojnë që ta ndalojnë”, thonë organizatorët.
Shoqatat “Njeriu mbi përfitimin”, “No pasaran”, Konfederata e Sindikatave të Lira shpresojnë se në këtë mënyrë do të mbesin në rrugë përmbaruesit të cilët deri më tani kanë refuzuar t’i ndalojnë procedurat, me çka sipas tyre praktikisht nuk i respektojnë ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie obligative të cilat kanë të bëjnë me vjetërsinë e borxheve.