Qytetarët besojnë se miku më i madh i Maqedonisë është Serbia. Për gati 39% të të anketuarve, Serbia është zgjedhja e parë e miqësisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në vendin e dytë me 17%. Interesante është rënia e Bashkimit Evropian, për të cilin këtë vit krahasuar me vitin 2020 kanë votuar vetëm tetë për qind, shkruan Sloboden pecat.mk.
Këtë e tregojnë gjetjet e “Observatorit të ndikimit dhe imazhit të shteteve” në kuadër të projektit të Institutit të Prespës “Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, i cili funksionon në dy komponentë, Indeksi i Prezencës Ndërkombëtare dhe Observatori i Imazhit.
Sipas këtyre gjetjeve, ky trend i dualitetit ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndiqet në të gjitha grupet demografike dhe në të gjitha çështjet kryesore.
Nga të gjitha vendet fqinje, qytetarët maqedonas e konsiderojnë më së shumti mik Serbinë, e ndjekur nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe më së paku kanë besim në Bullgari. Sipas rezultateve të anketës, qytetarët thonë se marrëdhëniet ekonomike mes vendeve janë dukshëm më të mira se ato politike.