17.9 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmeQytetarët kërkojnë sqarime nga të emëruarit e Bilall Kasamit lidhur me hudhjen...

Qytetarët kërkojnë sqarime nga të emëruarit e Bilall Kasamit lidhur me hudhjen e bërllokeve në konteniera muhalle …dhe disa gjëra tjera…???

www.telegrami.mk

Në mbrëmje në kafiterinë lokale të lagjes si zakonisht pas ditës së stërlodhur e të ngarkuar hem me punë , hem me diell përcëllues …mbisundojnë posaçërisht në mbrëmje si relaksim fizik dhe psiqik tema të ndryshme lokale-tema lagjesh..si në gjithë kafiteritë e botës ,por nuk mungojnë edhe ato politike…si përditëshmëri…..Lagja është e ndarë në bindjet politike …që është normale …Por mendja të ikë kur kapadahinjtë në kohëra moderne po rriinkarnohen me autoritet të rrejshëm mbulesë bexhi komunal…Një prej temave është edhe pastërtia e qytetit ,çmimet e fryera të faturave për hedhurina dhe ujë …për të cilat Bilall Kasami siguroi se do të ketë korrigjime për të gjithë njësoj …jo vetëm për të ankuarit…HË PËR HË ..NANE (thonë në Lagjen TEQE )…Prej Majës së Lubotenit me 06.06 duket vetëm Porti i Selanikut me dylbia …Stambolli JO…por duhet pranuar se ka një ndryshim të vogël …por sado i vockël ,është bazë se në të ardhmen shkon në përmirsim pozitiv…Trimin vrae hakun mos ia ha ..OK …Por befasia për të cilën shkruaj dhe biseduam në kafiterinë lokale kur një qytetar i hutuar i lagjes sqaron se duke hedhur mbeturinat me një qese najlloni tek ky vendi në fotografi ku ka edhe kamera vëzhguese …sot me datë 11.06.2024 dalin nga një veturë luksoze ndërmjet orës 10-14 si në filma me bexha dy -tre persona dhe qytetarit nga kjo lagje por me biçikletë i thonë pasi nuk je nga banesat ,a harojnë se ka edhe shtëpi familjare aty … nuk ke të drejtë ti hudhish mbeturinat këtu në këto kontenier …pasi nuk banon te këto ndërtesa …e ke të ndaluar…qytetari qetë u thot nuk ka mbishkrim ndalese ..tash e din herën tjetër do paguash dënim …qytetari i po kësaj lagje i revoltuar thotë nuk i kontrollojnë firmat dhe restorantet që i mbushin kontinierat prej Reçice e prej Malësie e Tetove që vijnë i hudhin..me ato nuk ua mba meren me mua qytetar i zakonshëm dhe unë kam faj që paguaj …vetëm njëherë ose dy herë në muaj vijnë ti marrin bërlloket nëpër lagje .PLUS NUK KA TABEL INFORMUESE SE KUSH MUND TI HUDHË ATY BËRLLOKET …BILALL KASAMI tua ndal kapadaillëkun të punësuarëve …që nxjerin bexhat vend e pa vend luajnë rolin e famëkeqëve ALFA… kinse janë ndonjë faktor ….pak me sens dhe kulturë civilizuese sjellja e tyre me palët …SHËNO NË TABELA KUJT I NDALOHET HUDHJA NËPËR TË GJITHA VENDTUBIMET E BËRLLOKEVE,që qytetari të jetë i informuar…

2 Përflitet se Spitalin Klinik në Tetovë do e marë nën kontroll drejtues mjek i caktuar nga VLEN më sakt _BESA ..ok mos haroni se ju presin mbi 300 personel për vendime pune ..Bilall Kasami dhe Vlen njeriu pa parti Taravari kanë premtuar JO HAKMARJE ..

ok verën e kemi përpara ….Dhe në fund për shumë çka TETOVA VUAN …por do ndalemi tek stërshitësit e drogës …tash deri sa nuk është bërë Qeveria …vlojnë nëpër qytet …VLEN ju presim në aksion kur ta merni MPB ose më sakt SPB TETOVË …vetëm jo sikur e kaluara e afërt…peshqit e mëdhenj në liri …ndonjë diler i vogël në burg… dhe nuk vonon pastaj edhe ai në liri…Shumë pyetje kanë qytetarët por nuk kanë kujt ti adresohen…u mbetet vetëm një portal i vetmi në RMV i pakontrolluar www.telegrami.mk…pak reklamë ..por e mbështjell me realitet

P.s Sa kam qeshur me emrat e portaleve të VLEN që i morën lekët për kampanjë ..është të pshuresh,…edhe më keq të dhihesh duke qeshur kush me ato që i ndau BDI dhe kush i mori ….O ZOT RUAJI SHQIPTARËT NË RMV jo nga blloku tjetër nacional por nga vetë përfaqsuesuit politik shqiptar…Një pyetje për Shtabet edhe të VLEN edhe të BDI …nga sa e ndatë tallin….(i kam inçizimet e bisedave të dy grupacioneve edhe të VLEN edhe te BDI…Bilall Pastro rradhët se do të hakmeren qytetarët se nga paratë e qytetarëve janë marë lekët për KSHZ në kampanjë…IRONIA Ali Ahmeti nuk meret me këto tema të vogla …HA HA …Artan Grubi i di punët dhe Shtabi në Tetovë…u thonë portaleve të paknaqura në të vërtetë që kanë marë por jo sa kan pritur ???…www.telegrami.mk .

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments