16.3 C
Tetovo
E premte, 5 Korrik, 2024
BallinaLajmeQytetarët e shqetësuar: Komuna e Tetovës përkundër dokumentacionit të rregullt po u...

Qytetarët e shqetësuar: Komuna e Tetovës përkundër dokumentacionit të rregullt po u largon garazhet…

Qytetarë nga disa vendbanime të qytetit të Tetovës, shprehin shqetësimin e tyre se përkundër dokumentacionit të rregullt për garazhet, Komuna e Tetovës synon t’i largojë ato. Shqetësimi vjen pas takimeve me kryebashkiakun dhe një inspektor, ku kanë dorëzuar dhe bashkangjitur dokumentacionin.
Qytetarët, pronarë të garazheve me dokumentacion të rregullt të vendosura pas godinave të Bulevarit “Blagoja Toska”, bëjnë të ditur se kanë organizuar një takim ku është rënë dakord që të përdoren instrumentet ligjore për mbrojtjen e pronës së tyre.

“Qytetarët janë të shqetësuar për qëndrimin e komunës së Tetovës, e cila ditë më parë me një njoftim të ngjitur në secilën prej garazheve i ka njoftuar se kanë 7 ditë kohë për heqjen e garazheve ose në të kundërtën komuna do të vazhdojë me rrënimin e tyre. Ajo që i dallon këta qytetarë që zotërojnë objekte të tilla nga pjesa tjetër e qytetit ku trajtohen është se kanë dokumentacion të rregullt (protokop, leje bashkie dhe vendime) që nga vitet 80 të shekullit të kaluar. Gjithashtu, në planin ekzistues urban, në këtë vend ka ende hapësira garazhi, prandaj edhe shqetësimi për këtë procedurë. Pronarët e garazheve synojnë të punësojnë një ekip ligjor për të mbrojtur të drejtat e tyre. Deri më tani, drejtoria juridike ka dhënë mendimin se është e kundërligjshme të veprohet derisa të miratohet plani i ri urbanistik për atë pjesë. Në të ardhmen shpresojnë se do të konsultohen përmes anketës, mediave publike apo debateve nga komuna për atë që parashikohet të bëhet në këtë pjesë, thuhet në letrën e qytetarëve për redaksinë e Tetovo info.

Komunës së Tetovës i kemi dërguar kërkesë për përgjigje se pse qytetarëve u kërkojnë heqjen e garazheve përkundër dokumentacionit të rregullt dhe cila është arsyeja e kërkesës së Inspektoratit për heqjen e garazheve, sipas së cilës zgjidhje apo Plan Detajor Urbanistik është duke vepruar Komuna. Përgjigja do të bëhet publike nëse do të arrijë nga Komuna e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments