-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQytetarët e RMV-së deri më 1 dhjetor mund të propozojnë çështje për...

Qytetarët e RMV-së deri më 1 dhjetor mund të propozojnë çështje për hulumtim nga Enti Shtetëror i Revizionit

Përveç institucioneve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, edhe qytetarët do të mund të propozojnë çështje për hulumtim nga Enti Shtetërori i Revizionit gjatë vitit 2025.

“Duke pasur parasysh se Enti Shtetëror i Revizionit ka filluar aktivitetet për hartimin e Programit Vjetor të Punës për vitin 2025, ftojmë dhe inkurajojmë të gjitha palët e interesuara që të dorëzojnë kërkesat/propozimet e tyre për subjektet dhe fushat për të cilat ekziston interesi i shtuar publik për kryerjen e revizionit shtetëror dhe besojnë se të njëjtit duhet të përfshihen me Programin Vjetor për Punë të ESHR-së për vitin 2025”, sqaroi Enti Shtetëror i Revizionit.

Dorëzimi i kërkesës për revizion për Programin Vjetor të ESHR-së për vitin 2025 mund të dorëzohet në formë elektronike ose në adresën e revizionit.

“Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë letre deri te Enti Shtetëror i Revizionit (rr. Pavell Shatev nr. 2, Pallati ,,Emanuell Çuçkov’’) ose në formë elektronike në faqen e internetit të ESHR-së (https://dzr.mk/contact/barane_za_revizija), më së voni deri më 1 dhjetor 2024”, sqaroi Revizioni.

Kryetari i Revizionit duhet të miratojë Programin për Punë të Entit Shtetëror të Revizionit për vitin e ardhshëm kalendarik. Programi duhet të të dorëzohet në Kuvendin e RMV-së, e cila ka të drejtë të propozojë çështje për hulumtim, sikur edhe subjektet kompetente, organizatat civile dhe palët e interesuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments