8.7 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeQytetarët e revoltuar se vazhdimit të bulevardit “Industriska” nuk i shihet fundi,...

Qytetarët e revoltuar se vazhdimit të bulevardit “Industriska” nuk i shihet fundi, arsyetimet e Bilall Kasamit nuk pinë ujë

Ishte data 16 korrik 2023 kur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi për fillimin e punimeve për vazhdimin e bulevardit “V. S. Bato” (Industrial) nga pjesa nën Kazermën e qytetit deri në fshatin Poroj. Që atëherë kanë kaluar afërsisht tre muaj, ndërkaq në terren shihet vetëm gërryerje dhe rrafshim i tokës në pjesën e parë aty ku edhe filluan punimet, shkruan Portalb.mk.

Gjatë muajit gusht, nga Komuna e Tetovës për TV21 njoftuan se punimet do të intensifikoheshin në shtator dhe se vonesat ishin për shkak të procedurave pronësore juridike. Megjithatë edhe gjatë muajit shtator nuk pati intensifikim të punimeve.

I pyetur për këtë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se çështja e eksproprijimit (shpronësimit) është përmbyllur, megjithatë ai theksoi se ka situata ku në disa prona nuk dihet se kush është pronari dhe këto e vonojnë procedurën. Ai nuk përmendi afat konkret se kur pritet të përfundojë i gjithë ky proces.

Qytetarët në anën tjetër kërkojnë që ky bulevard të hapet sa më shpejtë deri në fshatin Poroj. Sipas tyre do të zvogëlohet trafiku në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, por edhe qasje më e lehtë në qytet kur në dispozicion do të jenë dy rrugë.

“Është një nga rrugët më të rëndësishme që duhet të përfundohet sa më shpejtë sepse do na kursejë kohë, në rrugën aktuale, sidomos në lagjen Drenovec krijohet shumë trafik ndërsa sipas mendimit tim kjo rrugë do të zgjidh këtë problem, sepse për shembull nëse unë nuk kam punë përgjatë lagjes Drenovec pse të kaloj kot dhe të bëj guzhbë në vend se të dal nga rruga poshtë”, tha një banor i një fshati nga rrethina e Tetovës.

“Këto i nisin punët edhe i çojnë zhag (zvarrë) me muaj, e vite. Unë mendoj se kjo rrugë nuk është edhe aq problem për tu bërë sepse traseja është e hapur, mund të ketë ndonjë problem me tokat por prapë mendoj se nëse ata duan do e zgjidhin. Apeloj që t’i shpejtojnë punimet”, tha një tjetër qytetar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments