Qytetarët e Pollogut e presin me padurim fillimin e punimeve të Korridorit 8. Ata thonë se ndërrimi i kësaj rruge do të kishte benifite ekonomike, do të rrisë turizmin, por edhe do të shkurtojë kohën për në Kërçovë, Strugë dhe Ohër, por edhe me qytetet e Shqipërisë.
“Po kush nuk ka dëshirë të bëhet sa më shpejtë? A ka dikush që nuk e ka atë dëshirë, mua më intereson. Gjithmonë ka pasur kundërshtar dhe ato çka mendojnë se janë më të mirë dalin më keq. Ata janë kundërshtar dhe duan ta pengojnë punën në çdo mënyrë, se me qenë mirë nuk ka se si bëhet më mirë, lidhë komunikacionin, shpresë kemi dhe mendoj se do bëhet.”, – tha një banor.
“A duhet të ndërtohen korridoret, ajo nuk dyshohet dhe ne shpresojmë se do bëhet, pasi pasojat si në ekonomi, në turizëm, janë shumë pozitive, shumë të mëdha. Por, ne shohim reagimet e VMROS që gjithmonë, kundër. Gjëja e mirë është të ndërtohen korridoret nuk ka diskutim aty.”, – tha një banor tjetër.
“Ndërtimi i Korridorit 8 është gjëja më e mirë, veçanërisht për ne pensionerët.”, – theksoi një banor.
“Ne kemi shpresë, kush i humbë shpresat, asnjëherë nuk i humbim shpresat. Shqiptarët lidhen me afër me korridorin, a do bëhet, shpresojmë bëhet.”, – theksoi një banor tjetër.
Ndërtimi i Korridorit 8 do të ishte zgjedhje më e mirë, pasi rruga aktuale nga Ohri në Tetovë nuk i plotëson as kushtet minimale, thonë disa qytetarë. Sipas tyre rruga është shumë e shkatërruar dhe e pa mirëmbajtur nga institucionet shtetërore.
“Shumë e keqe, është shumë e vështirë.”, – tha një banor.
Rruga ishte katastrofë, sidomos Strugë-Kërçovë, por edhe ajo Gostivar-Tetovë katastrofë është, përndryshe nëse Korridori 8 realizohet do të jetë gjë shumë e mirë.”, – tha një banor tjetër.
“Rruga është e vështirë dhe nuk duhet të ketë pikëpagesa këtu. Mendojmë se po.”, – theksoi një banor.
“Nga Shqipëria vijmë, rruga mirë me thënë, nuk e di si do jetë, por besoj se do jetë më mirë. Rruga ishte në disa vende e mirë, por në disa të tjera me gropa.”, – u shpreh një banor.
Ndërtimi i Korridorit 8 do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 1.3 milardë euro. Më 8 mars u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10-D mes Qeverisë dhe kompanisë amerikane-turke “Bechtel&Enka”. Korridori 8 së bashku me atë 10-D në tërësi janë 110 kilometra autostradë, që pritet të përfundojë në fund të dhjetorit të vitit 2027.