Edhe përkrundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore në mënyrë stratosferike, sasia e paketimit të tyre është zvogëluar dukshëm.
Produktet qe dikur ishin 1 litër sot më janë nja 100 ml më pak, ndërsa produktet që dikur paketoheshin në sasi 1 kilogram, sot janë nga 900 gramë ose më pak.
Për ta vërejtur këtë fenomen tek shumë produkte ushqimore, mjafton të shikoni raftet e super marketeve dhe ti krahasoni po të njejtat produkte me sasinë e ambalazhit që e kanë pasur në vitin e kaluar apo edhe më herët, gjithçka që do të shihni është minusim i sasisë.
Poduktet si mielli, kripa e sheqeri janë në sasi më të vogël për 100 gramë.
Vaji i lulediellit ka zvogëluar sasinë për 100 ml, pastat qe dikur ishin me nga 500 gram, sot janë 350-400 gram, ndërsa produktet pashteta janë minusuar në sasi me nga 15-20 gram.
Qytetarët e Shkupit të anketuar nga televizioni Alfa kanë reagur se edhe përkundër çmimeve të larta, nuk ka as sasi të ushqimeve si dikur e madje as kualitet.
Disa prej tyre deklaruan se situata aktuale ndoshta ju përshtatet vetëm bizneseve, sepse sipas të anketuarve bizneset fitojnë ndërsa qytetarët varfërohen dhe detyrohen të kursejnë maksimalisht.
Inflacioni i cili në vend ka shënuar rekord, ka bërë që dukshëm të bie vlera e pagës vendore.
Nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe kriza ushqimore, paga minimale prej 18.000 denarë tashmë vlerën e ka 16.057 denarë, ndërsa ajo mesatare prej 31.080 denarë tashmë vlen sa 27.725 denarë.