4.6 C
Tetovo
E premte, 21 Mars, 2025
BallinaLajmeQytetarët e Kosovës më të lumturit në rajon, në vendin e 29-të...

Qytetarët e Kosovës më të lumturit në rajon, në vendin e 29-të nga të gjitha shtetet! Maqedonia në vendin e 86-të

Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.

Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë. Studimi u zhvillua në 147 shtete.

Pas Kosovës, nga vendet e rajonit, Serbia renditet e 31-a, Mali i Zi i 71, Kroacia e 72, Maqedonia e Veriut e 86 dhe Shqipëria e 89.

Renditja, e publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u përcaktua përmes anketave të vetëvlerësimit ku individët vlerësuan jetën e tyre nga një shkallë nga 0-10. Zero është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.

Ky është Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së.

Shtetet më të lumtura:

Për herë të tetë radhazi, finlandezët janë më të lumturit në botë.

linku

https://happiness-report.s3.us-east-1.amazonaws.com/2025/WHR+25.pdf

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments