25.8 C
Tetovo
E enjte, 5 Qershor, 2025
BallinaLajmeQytetarët denoncojnë, hetohet ndërtesa pa leje gjashtë katëshe në Çair

Qytetarët denoncojnë, hetohet ndërtesa pa leje gjashtë katëshe në Çair

Bazuar nga një denoncimipenal nga një grup qytetarësh, prokurori i Prokurorisë Themelore Publike- Shkup ka kryer kontroll dhe ka dhënë urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale ndërtim i paligjshëm sipas nenit 244-a të Kodit penal.

Nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftuan se objekti ka filluar të ndërtohet në vitin 2024, pa miratim dhe në tokë shtetërore të rrugës “Kemal Sejfulla” në Çair. I dyshuari si drejtor i personit juridik, paraqitet si investitor i ndërtimit – ndërtesë banimi me hapësira komerciale dhe katër nivele: katet Po+P+6+Pk të destinuara për shitje.

“Në përputhje me urdhrin e prokurorit publik, ekspert i autorizuar nga fusha e ndërtimtarisë ka konstatuar fazën aktuale të ndërtimit, përkatësisht punët e kryera të betonuara, një konstrukcion skeletor betoni të plotë, kolonat, trarët dhe pllakat nga bodrumi deri në katin e gjashtë, si dhe mure të jashtëm dhe të brendshëm të ndërtuara me tulla”, thuhet në kumtesë.

Prokurori publik ka dërguar propozim tek gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e masës së kujdesit – detyrimin për t’u paraqitur tek një person zyrtar, konfiskimin e përkohshëm të pasaportës dhe ndalimin e punëve ndërtimore në objektin e ndërtuar pa leje.koha.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments