Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një link ku mund të gjeni se sa qytetarë në Kosovë e kanë emrin e njëjtë me tuajin.
Si pasojë, nuk po janë të rralla rastet kur qytetarët po hasin nëpër disa emra të pazakontë që iu janë vënë njerëzve nëpër komunat e Kosovës.
Madje, disa mbajnë edhe emra të shpendëve.Me një kërkim të thjeshtë në këtë uebsajt të ASK-së, mund të vëreni se, në Kosovë, ka persona me emrat Qura, Pula dhe Gjeli.
Përkatësisht, dy femra mbajnë emrin Pulë, një femër emrin Qurë, e një mashkull emrin Gjel.
Emri Pulë gjendet në Gjakovë e Klinë, emri Qurë në Pejë, ndërsa emri Gjel në Viti.


