7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQUINT-i ia “ftoh” Rakiqit, i thotë targat RKS e pavarësia janë OK...

QUINT-i ia “ftoh” Rakiqit, i thotë targat RKS e pavarësia janë OK (VIDEO)

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, bashkë me krerët e katër komunave në veri të Kosovës, është paraqitur  të martën nga Beogradi.

Pas takimit që e kishin me drejtorin e zyrës qeveritare të Serbisë, Petar Petkoviq, Rakiq tregoi se të hënën mbi dy orë biseduan në Prishtinë me ambasadorët e shteteve të grupit QUINT të akredituar në Kosovë.

“Ata na ftuan që ne të pranojmë realitetin në terren dhe ky realitet është që Kosova është e pavarur. Ne u thamë qartas “asnjë serbë se pranon këtë pavarësi dhe kurrë s’do e pranojnë”. Ne shohim kah Brukseli, kah presidenti jonë Aleksandar Vuçiq, pra shohim tavolinën e Brukselit. Për ne kjo kurrë nuk është punë e kryer e as që do të jetë”, theksoi Rakiq.

Sipas tij, punë e kryer është dhe përkrahja që e kanë ndërkombëtarët për qeverinë kosovare në zbatimin e vendimit për reciprocitet me dokumente e konvertimin e targave të makinave nga  regjistrime të vjetra të Serbisë KM në RKS.

“Dua të ua sqaroj të gjithëve  se ato nuk janë tabela të Millosheviqit, por janë tabela që i lëshon Serbia për qytetarët tanë që jetojnë atje poshtë pra në Kosovë”, shtoi Rakiq, që është ministër për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Nga ana e saj nënkryetarja e Zubin Potokut foli mbi atë që e quajti “qëndrimin e drejtë të serbëve karshi vendimeve të qeverisë në Prishtinë”.

“Këtë mëngjes kur erdha për Beograd në kalimin administrativ më pritën armë të gjata. Ju flas si nënë e dy fëmijëve që jeton në Kosovë dhe e cila përnjëmend do që nipërit t’i jetojnë aty sepse kjo  është toka e stërgjyshërve me shekuj e shekuj. Ajo çka po bëjnë institucionet në Prishtinë s’i përshtatet askujt e aq më pak neve. Ne kurrë s’do pajtohemi me vendime të njëanshme të zotëri Albin Kurti”, tha Latinka Utviq, nënkryetare e Zubin Potokut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments