Deputeti i koalicionit VLEN, dhe përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqeodninë e Veriut, Bekim Qoku në një deklaratë për TV21, i pyetur për atë se a e ka derën e hapur Ziadin Sela në VLEN, Qoku tha se në shumicën parlamentare çdo kush që dëshiron të luftojë korrupsionin e ka derën hapur.
TV21: A e ka Sela derën e hapur në VLEN?“Në VLEN nuk kisha thënë, por në shumicën parlamentare, besoj që çdo parti që vendos të luftojë korrupsionin, të luftojë të vjetrën, të luftojë…të bëhet pjesë e ndryshimeve të mëdha, unë besoj që duhet të jetë i mirëseardhur”, tha Bekim Qoku për TV21.