Një zjarr i fortë ka shpërthyer pasditen e 24.07.2024 në hambarin e një shtëpie në Novosellë, i cili më pas është përhapur me shpejtësi në tri shtëpi fqinje, tha QMK.
“Zjarri po përhapet shumë shpejt, dhe aty afër ka një pikë karburanti. Për shuarjen e zjarrit janë duke tentuar 30 zjarrfikës nga Strumica, por në oborret e shtëpive ka shumë lëndë djegëse, gjë që vështirëson shuarjen.
Një helikopter policie dhe një helikopter i ushtrisë janë dërguar në flakë. Forca e policisë nis aksionin dhe forcat e ushtrisë do të jenë aty në çdo moment.
Shtëpitë digjen në anën e majtë të rrugës kryesore përmes Novosellës nga drejtimi i Strumicës”, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave