22 C
Tetovo
E enjte, 10 Korrik, 2025
BallinaLajmeQMK: Aktive nëntë zjarre, nën kontroll katër

QMK: Aktive nëntë zjarre, nën kontroll katër

Aktive janë nëntë zjarre në ambient të hapur deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 gjatë ditës së djeshme, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Nën kontroll janë katër zjarre, një është lokalizuar, ndërsa 49 janë shuar.

Nëntë zjarre janë aktive në zona të hapura që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 dje, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Katër zjarre janë nën kontroll, një është lokalizuar dhe 49 janë shuar.

QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Çuçer Sandevë – Bllacë, ku është kapluar bimësi e ulët, në fshatin Vizbeg në Shuto Orizare ku po digjet një deponi, në Prilep – fshati Beshishtë, një vend i quajtur “Beshishki rid”, pyll i përzier. Në zjarret në Makedonski Brod, është kapluar pylli dhe shkurret, midis fshatrave Creshnevë dhe Lokvica, bimësi e ulët nga një zjarr i përhapur nga fabrika “Samokov” në fshatin Ramne, si dhe pyll i përzier në fshatrat Sllatinë dhe Kovçë. Gjithashtu në komunën e Çashkës, nën “Sollunska Glava”, pranë vendit të quajtur “Burimet e Babunës” dhe “Babina Dupka”, ka tym në pjesën shkëmbore, ndërsa po digjet edhe pylli me kërcell të ulët në fshatin Nikoliq në Dojran.

Është lokalizuar zjarri në Koçav, në një vend të quajtur Babishte, ndërmjet fshatrave Jastrebnik dhe Polaki, ku janë kapuar bimësi e ulët dhe pyll i përzier.Sipas QMK-së, nën kontroll janë zjarret në Dellçevë në Deponinë e qytetit “Ostrec”, në Vinicë – fshati Dragobrashtë (bimësi e ulët), në Kriva Pallankë – fshati Gradec dhe fshati Lozakovë dhe në Zhelinë – fshati Larce – lokacion ndryshe (pyll i përzier).

LAMM sot në mëngjes kumtoi se komunikacioni nga qarkorja Orman deri në qarkoren Mirkovc është lëshuar për komunikacion të rregullt, gjithashtu edhe prej Shkup – GJP për VK Bllacë dhe në të dy drejtimet e rrugës eksprese Rankovcë-Kriva Pallankë. Komunikacioni në këto rrugë ishte në ndërprerje për shkak të zjarrëve.

Për shkak të situatës me zjarret në Qeveri mbrëmë pati mbledhje Shtabi i Krizës, ndërsa është aktivizuar edhe mekanizmi evropian për ndihmë në përballje me zjarret.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi pas mbledhjes së Shtabit të Krizës se shkak për përhapjen, në masë të madhe ishin kushtet e pavolitshme të motit dhe era e fuqishme, por për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri afër kapaciteteve kyçe infrastrukturore, rrugëve, rajoneve dendësisht të banuara dhe objekteve private.“Maksimalisht po vihen në funksion të gjitha kapacitetet e shtetit, me atë që duhet të theksoj se nga Greqia janë dhënë për ndihmë dy kanaderë, të cilët do të vihen në funksion, si dhe dy ekipe këmbësorike të cilat janë vënë në dispsozicion përmes mekanizmit të BE-së. Të gjitha institucionet qeveritare tërësisht janë mobilizuar dhe janë përfshirë aktivisht në terren. Në gjendje gatishmërie janë vënë 300 ushtarë, prej të cilëve rreth 150 aktivisht u përfshinë në terren, si dhe rreth 400 nëpunës policorë, të cilët u përfshinë aktivisht në terren”, deklaroi Toshkovkski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments