3.6 C
Tetovo
E mërkurë, 28 Janar, 2026
BallinaLajmeQindra qytetarë në protestë për paga më të larta! Trendafilov: Nuk do...

Qindra qytetarë në protestë për paga më të larta! Trendafilov: Nuk do ju lusim, do të luftojmë

Me transparencën “Protestojmë për pagë”, qindra qytetarë dolën sot në rrugë për të mbështetur protestën e Bashkimit të Sindikatave të Maqedonisë dhe për të shprehur revoltën ndaj pagave të ulëta në vend. Sindikalistët kërkojnë npagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje prej 100 eurosh për të gjitha pagat e tjera. Protesta filloi para simbolit të luftës punëtoret, Shtëpisë së Punëtorëve, vazhdoi para Kuvendit, pastaj Odës së Tregtisë dhe Qeverisë. Sindikalistët janë të vendosur se nëse edhe këtë herë Qeveria nuk do të ulet për të negociuar zgjidhjen e kësaj çështjeje, do të vazhdojnë me bllokime të rrugëve dhe institucioneve ku shkelën më së shumti të drejtat e punëtorëve dhe me bllokimin e gjithë shtetit përmes grevës së përgjithshme në sektorin privat dhe publik. Sindikalistët, me mesazh për deputetët, punëdhënësit dhe Qeverinë: Nuk do të ju lutemi, do të luftojmë!

“Do të pasojnë bllokime, do të pasojë greva e përgjithshme. Dhe do të vijë ajo që do t’ju bëjë më shumë dëm. Do të mbledhim 10,000 nënshkrime, me të cilat do të bëhemi propozues të autorizuar dhe do të kërkojmë që t’ju ulet 80 përqind të pagave tuaja. Dhe do të kërkojmë të rrisni pagën minimale në 600 euro dhe të rrisni pagat e tjera së paku për 6,000 denarë. Do t’ju vendosim në test. Do të votoni për veten kundrejt njerëzve që ju kanë votuar, apo do të votoni për njerëzit që me votën e tyre ju mundësojnë luksin tuaj”, deklaroi Slobodan Trendafilov – kryetar i LSM-së.

“Vetëm për një vit, shpenzimet tona të jetesës janë rritur për 6,000 denarë për shkak të politikave të këqija dhe tregtarëve të padrejtë, të cilët nuk e lënë tryezën bosh para festave më të mëdha. Faleminderit pronarëve që gjysma e Maqedonisë iku, që ne kemi qenë jo produktivë. Ata janë shumë produktivë me Mercedes, Porsche dhe vila në Greqi”, u shpreh Ivan Peshevski – kryetar i Sindikatës së Ndërtimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments