Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i bëjnë thirrje qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbetet e fokusuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare. Kjo është pjesë e udhërrëfyesit amerikano-francez të publikuar nga Shtëpia e Bardhë më 8 qershor të këtij viti, e cila u përcaktua nga presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron në takimin e disa ditëve në Francë,
Në pjesën e udhërrëfyesit që përmend Ballkanin Perëndimor, Parisi dhe Uashingtoni, ndër të tjera, mirëpresin bashkëpunimin për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian me synimin, siç tregohet, rritjen e prosperitetit dhe forcimin e qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligji.
“Ata i bëjnë thirrje qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut që të mbetet e fokusuar në rrugën drejt BE-së dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”, thuhet në pjesën e dokumentit të fokusuar në Ballkanin Perëndimor