11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeQeveria VLEN-VMRO-ZNAM miliona euro për komunat maqedonase asnjë cent për komunat shqiptare,...

Qeveria VLEN-VMRO-ZNAM miliona euro për komunat maqedonase asnjë cent për komunat shqiptare, VLEN mburet me “Nënë Terezën”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së djeshme në seancën e 17ka ndarë miliona euro për komunat maqedonase ndërsa asnjë cent nuk janë ndarë për komunat shqiptare, shkruan Top24

Për ndërtimin e kolektorit kryesor në Trpejca në komunën e Ohrit qeveria e Maqedonisë ka ndarë mjete në vlerë prej 68milion denarë së bashku me TVSH-në, e cila do të realizohet për 8 muaj. Ndërsa 53 milion denarë qeveria ka ndarë për më shumë komuna për kanalizim atmosferik dhe rrjetë ujësjellësi pa specifikuar se cilave komuna.

21 milion denarë për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në një pjesë të rrugës “Ilija Aleksov” krahu i rrugës 8, rrugës 9 në UB15 në komunën e Radovishit ku punimet pritet të fillojnë në muajn shtator 2024.

Po ashtu komunës së Ohrit qeveria i ka ndarë edhe 21 milion denarë shtesë për ndërtimin e kanalizimit fekal në një pjesë të rrugës “Klenoec”  dhe ndërtimin e një pjesë të kanalizimit atmorsferik në këtë rrugë ndërsa realizimi do të filloj në muajn tetorë të vitit 2024.

Me vendim të qeverisë keq nuk ka mbetur as komuna e Manastirit të cilës i janë ndarë 11.1 milion denarë për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit dhe rekonstruimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “11 Mars”, rrugën “Pande Nikollov” rrugën ” Kozara” dhe rrugën “‘Çede Filipovski Dame” në Manastir. Është planifikuar që realizimi të filloj në muajn shtatorë.

https://vlada.mk/node/36932?fbclid=IwY2xjawFFCSZleHRuA2FlbQIxMQABHTv8Snxqr5EWYXfMWNoPQ6Hg19jaV6JvjQ1j1Zu610ysRdi-nepll3YeBQ_aem_bHzfE75ieZOQio5H_p2C_A

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments