5.6 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeQeveria vendosi: Shtatzënat kthehen në punë

Qeveria vendosi: Shtatzënat kthehen në punë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 21-të me radhë të mbajtur sot, në kuadër të pakos lehtësuese anti-Kovid ka sjell vendim që gratë shtatzëna të kthehen në punë.

Me këtë vendim parashihet që më shtatzënat të mos lirohen nga puna për shkak të pandemisë së Kovid-19, transmeton TV21.

“Gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen”, njoftoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Pakoja parasheh të:
?shfuqizohet masa për posedim të certifikatave Covid 19 për dalje nga territori i vendit;
?shfuqizohet masa e posedimit të certifikatave Covid 19 për hyrje në qendrat tregtare ku është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa për hyrje në objektet ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të tyre vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e certifikatave;
?vlefshmëria e certifikatave për Covid 19 të tejkaluar nga 45 ditë bëhet 180 ditë, respektivisht 6 muaj përllogaritur nga data e PCR testit pozitiv;
?gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen;
?të aktivizohen sërish pikat për realizimin e testimit të shpejtë antigjen në Shtëpitë e Shëndetit në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments