Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli Dekret përmes të cilit qytetarët të cilët arrijnë në vendkalimet kufitare për hyrje në vend do të transportohen drejt karantinave shtetërore ço ditë në orën 10:00 dhe në orën 20:00, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Qeveria u bën thirrje qytetarëve të cilët duhet të udhëtojnë në vend, t’i planifikojnë arritjet e tyre në vendkalimet kufitare mu para termineve të cekura me qëllim që të mos krijohen tollovi dhe pritje.