9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria urdhëroi Antikorrupsionin që të punësojë një hoxhë! Naser Ziberi Avokati i...

Qeveria urdhëroi Antikorrupsionin që të punësojë një hoxhë! Naser Ziberi Avokati i Popullit: Nuk pengohet përdorimi i instrumentit balancues

“Prokuroritë, disa gjykatë, ministri të caktuara, duke filluar nga MBP, Drejtësia, MSH, organe dhe institucione të tjera me autorizime publike, por në vend të parë do t’i vendosja përmbaruesit”, tha Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Këto organizata nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk i kanë respektuar rekomandimet e Avokatit të Popullit, tha në intervistën për REL, Avokati i Popullit Naser Zyberi.

“Nuk jam i kënaqur me bashkëpunimin me organet ndaj të cilëve sipas kompetencave vepron avokati i popullit, qeveria, ministritë dhe organe të tjera, sepse problemi paraqitet që në bazë. Gjatë shqyrtimit të raportit të avokatit të popullit në Kuvend, Kuvendi fatkeqësisht nuk i cakton me kohë masat për zbatimin e rekomandimeve për të cilat qeveria obligohet që të veprojë. Në përputhje me këtë, qeveria i ka duart e lira, përkatësisht nuk është e përgjegjshme për veprimin sipas rekomandimeve të avokatit të popullit”, theksoi Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Por ky nuk është i vetmi problem. Një numër i madh ankesash nga qytetarë kanë arritur për diskriminim gjatë punësimit. Avokati i Popullit tha se nuk pengohet keqpërdorimi i instrumentit balancues, përkatësisht “arritja e qëllimit për punësim të barabartë sipas parimit kushtetues për përfaqësim adekuat”.

“Abuzimet janë në drejtim, nëse në konkurs kërkohet të punësohet shqiptar etnik, të paraqiten edhe komunitete të tjera etnike, maqedonas, romë etj., që deklarohen si shqiptarë ose anasjelltas”, tha Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Në lidhje me këtë, Komisioni Antikorrupsion paralajmëroi ankesë deri te Gjykata Kushtetuese për kontroll të ligjshmërisë së balancuesit dhe punësimit në administratë në bazë të përkatësisë etnike.

“Vendimi i fundit i qeverisë, do të flas për institucionin tonë, na imponon obligim që të punësojmë tre persona, prej të cilëve një person është këshilltar shtetëror. Kur arriti ky person të ndërtojë karrierë për këshilltar shtetëror në ministrinë e sistemit politik që do të jetë adekuate për Komisionin antikorrupsion, ndërsa i njëjti ka diplomuar në fakultetin për fenë islame, d.m.th bëhet fjalë për hoxhë. Çfarë do të bëjë dikush me profesion të këtillë në institucionin tonë. Ne sipas sistematizimit tonë nuk mund të parashohim një vend pune për këtë profesion”, pohoi Biljana Ivanovska, kryetare KSHPK.

Sipas Komisionit antikorrupsion edhe pse ka pasur rezultat pozitiv në punësimet etnike, gjatë viteve të kaluara u rrit në mënyrë të dukshme numri i të punësuarve pa nevojë reale dhe pa hapësira në institucionet, ndërsa praktika ka treguar se kandidatët për t’u punësuar e tregojnë përkatësinë e tyre etnike, të paraparë me konkurs.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments