Sfidat, presionet dhe pritjet janë të mëdha, por është fat që kjo Qeveri ka përgjegjësi për t’u përballur me to, tha ndër të tjera kryeministri Dimitar Kovaçevski në Forumin e sotëm “100 ditët e qeverisjes”.
Kovaçevski thotë se në 100 ditë qeverisje, Qeveria ka marrë vendime të vështira, parimore dhe mbi të gjitha shtetërore që i mbrojnë ata, standardin dhe të ardhurat e tyre.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bitiqi po ashtu është mburrur se Qeveria për tre muaj ka arritur të bëjë një hap historik me ngritjen e pagës minimale, e cila ka ndikuar në rritjen e pagave tjera.
“Duke dënuar agresionin ushtarak në Ukrainë, ne jemi në anën e duhur të historisë”, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska. Sipas saj, Maqedonia ka treguar se është aleat i besueshëm i NATO-s dhe vend që duhet të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.
Paqja dhe stabiliteti i brendshëm nuk janë më pak të rëndësishme, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në forumin e organizuar me rastin e 100 ditëve të para të punës së kësaj Qeverie. Ai ndër të tjera tha se MPB vazhdon me prioritetet strategjike, rrugët me më pak viktima, luftimin e krimit të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, por edhe luftën kundër korrupsionit.
Ndonëse mediave zyrtarisht u lejua të dërgonte pyetje jo më vonë se dy ditë para fillimit të forumit dhe në axhendën e sotme ishin edhe pyetje gazetareske, në minutën e fundit gazetarët mbetën të shkurtër për t’iu përgjigjur pyetjeve më të zjarrta që shqetësojnë qytetarët.përcjell telegrami.mk