10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëQeveria themeloi Galerinë e Artit në Gostivar

Qeveria themeloi Galerinë e Artit në Gostivar

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se sot në seancë qeveritare është sjellë vendimi për themelimin e Galerisë së Artit në Gostivar.

“Realizimi i Programit tone zgjedhor ne fushën e kulturës vazhdon te zbatohet edhe në praktikë. Pas themelimit të teatrit muzikor në Tetovë, me kërkesë te artistëve dhe me iniciativë të deputetëve të BDI-së, sot në seancën e Qeverisë sollëm vendim për themelimin e Institucionit kombëtar “Galeria në Gostivar” me seli në Gostivar, pjesë e programit tonë zgjedhor.

Ky institucion themelohet për promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Pollogut, ndërsa mjetet e punës dhe ato financiare do të sigurohen përmes ministrisë se Kulturës dhe buxhetit shtetëror”, qëndron në njoftimin e Grubit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments