0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria synon t’i kthejë të ikurit nga shteti, fillon projektin “50 fshatra,...

Qeveria synon t’i kthejë të ikurit nga shteti, fillon projektin “50 fshatra, 50 tregime”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për formimin e grupit të punës për Realizimin e projektit “50 fshatra, 50 tregime” dhe solli vendimin për formimin e grupit të punës, transmeton TV21.

Projekti ka për qëllim zhvillimin e integruar rajonal. I targeton fshatrat me potencial për agroturizëm, turizëm rural, zhvillim socio – ekonomik, trashëgimi kulturore, thonë nga Qeveria.

“Pritshmëritë e projektit janë: Rritje e numrit të turistëve, revitalizim i infrastrukturës turistike në mjediset rurale, rritje e numrit të investimeve turistike në rajonet rurale, promotim i formave alternative të turizmit si: agroturizmi, turizmit avanturistik, gastroturizmit, etnoturizmit, ekoturizmit, turizmin e gjakut dhe të ngjashme, uljen e shpërnguljes nga vendet rurale.

Projekti siç është sqaruar nga propozuesi, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinimi i resorëve ekonomikë dhe investime, ka tre komponentë zhvillimore: Fokus ndaj përmirësimit të infrastrukturës publike, zhvillimi ekonomik nëpërmjet përmirësimit të potencialit turistik në mjediset rurale, mbështetje për prodhimet lokale dhe shërbimet, panaire lokale dhe krijimi i vendeve të reja të punës”, thuhet më tej në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria më tej thonë se qëllimi kryesor është interesimi për zhvillimin e turizmit në shtet dhe tërheqjen e qytetarëve të Maqedonisë të cilët kanë emigruar në mërgim, të investojnë në turizmin rural në fshatrat e tyre të lindje dhe në këtë mënyrë të ulet shpërngulja e të rinjve dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Korniza kohore e projektit është katër vjet, duke filluar nga ky vit deri në vitin 2026./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments