7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria suedeze do të punësojë 10 mijë punonjës shtesë të kujdesit shëndetësor,...

Qeveria suedeze do të punësojë 10 mijë punonjës shtesë të kujdesit shëndetësor, për të luftuar pandeminë e coronavirusit

Autoritetet shëndetësore në Suedi raportuan 147 vdekje të reja nga COVID-19 të mërkurën, ndërkaq qeveria njoftoi se do të punësojë deri në 10 mijë infermierë dhe punonjës shtesë të kujdesit, për të menaxhuar kujdesin ndaj të moshuarve që janë të rrezikuar nga pandemia.

Sipas mediave të huaja, rreth gjysma e numri të vdekjeve nga coronavirusi në Suedi është nga shtëpitë e të moshuarve, dhe një e katërta në mesin e atyre që trajtohen në shtëpi.

Qasja e shpërthimit të pandemisë nga vendi ka qenë mjaft e diskutueshme, pasi qeveria ka shmangur bllokim të gjerë të shoqërisë për të mbajtur hapur ekonominë e vendit.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi në Suedi u rrit në 27 mijë, ndërkaq 3,000 të tjerë kanë ndërruar jetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments