Fushata „Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi” vazhdon edhe gjatë festave të fundvitit.
Në marrëveshje mes Qeverisë dhe 60 kompanive, është miratuar vendimi për uljen e çmimeve për shportën konsumatore të festave të fundvitit, duke përmirësuar kështu standardin jetësor të qytetarëve.
Në periudhën nga 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025, qytetarët kanë mundësi të blejnë 675 produkte të ndryshme me çmime të ulëta.
Produktet me çmime të reduktuara do të jenë të shënuara, ndërsa përveç kësaj, përmes faqes së internetit „mojakosnica.mk”, qytetarët mund të informohen për produktet e përfshira në këtë listë.