Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 100 mijë maska mbrojtëse për qytetarët e Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Drejtoria gjatë ditës së djeshme i shpërndau maskat që do t’u ndahen qytetarëve.
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’i respektojnë masat për mbajtjen e maskave mbrojtëse, të respektohet distanca sociale dhe të mbahet higjiena personale”, apelojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. (MIA)