2.6 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeQeveria për TV21: Ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për procedim kundër personave...

Qeveria për TV21: Ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për procedim kundër personave në listën e zezë të SHBA

Në pyetjen e TV21 për planet e Qeverisë aktuale që ndërlidhen me Ligjin për masat restriktive, me të cilat do të shqiptoheshin sanksione të brendshme për personat e përfshirë në Listën e Zezë të ShBA-ve, nga Qeveria janë përgjigjur se korniza ligjore aktuale nuk lejojnë të ndërmerren masa të tilla.

“Si Qeveri jemi të mendimit se edhe tani ekzistojnë baza ligjore mbi të cilat mund të fillohet procedura ndaj personave që kanë qenë në listën e zezë në SHBA. Në vitin 2021 është miratuar Ligji për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale, i cili i mundëson Prokurorisë Publike që t’i dërgojë kërkesë për bashkëpunim institucionit kompetent të shtetit të huaj. Ky ligj parashikon gjithashtu ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve”, thonë nga Qeveria për TV21.

Lidhur me ndryshimet në pritje të propozuara nga Qeveria e kaluar, i cili parashikonte kufizime shtesë të brendshme si hapja e lëndëve në Prokurorinë Publike, ndalimin e funksioneve publike dhe pjesëmarrjen në prokurimet publike, Qeveria aktuale theksoi se nuk po planifikon ndërhyrje të reja ligjore për momentin.

“Vlerësojmë që organet e drejtësisë duhet të bëjnë seriozisht punën e tyre dhe të mos vihen në situatën e kërkimit të zgjidhjeve të reja, të cilat do të kërkojnë kohë shtesë për mbajtjen dhe zbatimin e tyre. Është e nevojshme që ligjet dhe Kushtetuta aktuale të mos anashkalohen, por të zbatohen”, shtojnë nga Qeveria për TV21.

Në përgjigjen e Qeverisë theksohet se zbatimi i vazhdueshëm i ligjeve ekzistuese është çelësi për trajtimin efektiv të personave në listat e sanksioneve ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments