0.3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria paguan 1 miliard denarë për subvencionet e prapambetura nga qeveria e...

Qeveria paguan 1 miliard denarë për subvencionet e prapambetura nga qeveria e kaluar

Një nga angazhimet e Qeverisë është përkushtimi për të punuar dhe ndihmuar bujqit.

Për këtë arsye janë ndarë 1 miliard denarë për pagesën e subvencioneve të vonuara për bujqit.

Mbi 9 mijë fermerë do të marrin mjetet e tyre të merituara si mbështetje për prodhimin e tyre. Tek disa prej tyre janë vonuar deri në 4 vjet me pagesë.

Vendimi i parë i kësaj Qeverie ishte që të sigurohen mjete me ribalancim dhe deri në fund të vitit nuk do të ketë subvencione të cilat vonohen tek bujqit.

Puna me kujdes dhe e përkushtuar e Qeverisë do të kontribuojë në mbështetje të konsiderueshme për prodhimin bujqësor.

Në këtë mënyrë korrigjohen padrejtësitë ndaj bujqit, të cilët me mundin e tyre fitojnë për vete dhe familjet e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments