17.2 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeQeveria ndau mbi 35 milionë denarë, do të ndërtohen dhe sanohen salla...

Qeveria ndau mbi 35 milionë denarë, do të ndërtohen dhe sanohen salla të sportit! Ja lista

Mbi 35 milionë denarë janë ndarë për rinovim të sallave të sportit në territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Ky vendim është marrë në seancë qeveritare, ndërkaq procedurën për furnizim publik për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm do ta realizojë Ministria për Sport.

Janë përcaktuar edhe projektet për të cilat parashihet të shkojnë mjetet në fjalë:

Ndërtimi i sallës së sportit të Akademisë Ushtarake në Shkup – Aerodrom,
Sanimi i sallës së sportit Rasadnik – Kisella Vodë,
Sanimi i sallës së sportit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”,
Sanimi i sallës së sportit në komunën e Radovishit,
Sanimi i sallës së sportit në komunën e Novo Sellës,
Sanimi i fushës së futbollit të Klubit të Futbollit “Teteks” – Tetovë,
Sanimi i Sallës së fushave të vogla,
Sanimi i fushës së fëmijëve për vendosjen e pajisjeve sportive në çerdhe,
Vendosja e rampës në objektet për sport për persona me kufizime dhe
Ndërtimi i pistës së atletikës në komunën e Gjevgjelisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments