4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria miratoi strukturën e negociatave për negociatat me Bashkimin Evropian

Qeveria miratoi strukturën e negociatave për negociatat me Bashkimin Evropian

Qeveria mbajti një mbledhje tematike, në të cilën, përveç kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe anëtarëve të Qeverisë, morën pjesë dhe iu drejtuan edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, H.E. David Gere.

Në seancë, kryeministri Kovaçevski falënderoi të gjithë anëtarët për angazhimet e tyre të mëparshme dhe punën e investuar në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Rëndësi të veçantë për përcaktimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve që do të pasojnë ishte miratimi i strukturës së reviduar për negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, e cila ofron mekanizëm koordinues për negociatat me Unionin.

Informata me propozimin për rishikimin e mekanizmit koordinues të Maqedonisë për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Vendimin për themelimin e strukturës për negociata, anëtarët e Qeverisë e miratuan njëzëri.

Struktura e re e miratuar për negociata përbëhet nga:

  1. Kryenegociatori për negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të cilin e kryen zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, dhe
  2. deputeti i kryenegociatorit, të cilin e kryen sekretarja shtetërore për çështje evropiane, e cila është edhe kryetare e komisionit të stabilizim-asociimit, Drita Abdiu Halili.

Trupat e planifikuar për vitin 2019 mbeten, përkatësisht:
Komisioni për negociata për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian i kryesuar nga Kryetari i Qeverisë si organi më i lartë politik i Qeverisë për koordinimin e negociatave për anëtarësim.
Delegacioni shtetëror për negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të cilin do ta kryesojë Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Grupi negociator për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si organ ekspert,
Komisioni Punues për Integrime Evropiane,
Grupet e punës për negociatat e anëtarësimit si organe ndihmëse të Komitetit të Punës.
Sekretariati i vetëm i procesit të negociatave është Sekretariati për Çështje Evropiane (SEP), duke pasur parasysh se kompetencat dhe roli i SEP, përfshirë koordinimin e procesit të përgjithshëm të negociatave për anëtarësim, janë të rregulluara në Ligjin për Qeverinë.

Gjithashtu, SEP merr përsipër të jetë depozituesi i të gjithë dokumentacionit në lidhje me negociatat e anëtarësimit, si dhe të ketë një koordinator në të gjitha grupet e punës përgjegjëse për aspektet metodologjike dhe procesore dhe koordinimin me organet e tjera të strukturës së negociatave. Në të njëjtën kohë, SEP merr përgjegjësinë për përgatitjen e akteve të nevojshme ligjore që do të përcaktojnë procedurat e funksionimit të organeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments