0.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeQeveria miratoi Ligjin për falje

Qeveria miratoi Ligjin për falje

Qeveria në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar dhe përcaktuar tekstin e Propozim ligjit për falje, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Siç bëri të ditur shërbimi për media i Qeverisë, shkaqet për miratimin e Ligjit të ri për falje, sipas propozuesit, dalin nga mangësitë dhe zbrazëtirë juridike në Ligjin ekzistues për falje (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.20/93, 12/09 dhe 99/16), nga aspekti i zbatimit të tij praktik, si dhe nga nevoja e normimit më preciz të disa çështjeve të rregulluara me ligjin. Për shkak të problemeve të shpeshta me të cilat përballet praktika, nga aspekti i urgjencës së procedurës, në Ligjin e ri, siç është shpjeguar nga Ministria e këtij dikasteri, parashihen afate për veprim të pjesëmarrësve në procedurën e faljes”, bëhet e ditur në kumtesë.

Mes tjerash, siç bëjnë të ditur nga Qeveria, bëhet edhe harmonizim terminologjik i disa emrave dhe termeve të veçanta. “Me këtë Propozim ligj për faljen rregullohen termet dhe llojet e faljes, efekti i faljes, personat e autorizuar për të parashtruar kërkesë për falje, si dhe procedura dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen. Ndërsa, një nga ndryshimet më domethënëse në ligj është se presidenti i shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të përmendur. Është duke u përpunuar edhe procedura për faljen, ku vendimtare janë dispozitat për përgjegjësinë e personave që veprojnë në rastet, por edhe eprorëve të tyre”, njofton shërbimi qeveritar për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments