Sipas vendimit shtetasit lejon në Shqipëri të hyjnë për një periudhë të kufizuar duke nisur nga data e sotme deri më 30 dhjetor. Ndërkaq, sa i përket shtetasve nga Rusia e cila është edhe në luftë me Ukrainën dhe njëherësh duke u përballuar me sanksione të shumta nga Perëndimi, sanksione të cilat përshijnë ndalimin e personave të caktuar të hyjnë në vendet evropiane, qeveria shqiptare në vendimin e saj shpjegon se këta shtetas mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Shqipëri dhe me dokumentin pasaportë, për një periudhë të kufizuar nga data 1 maj deri më 30 shtator.

“Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor: Arabi Saudite, Bahrein, Egjipt*, Indi, Katar, Oman, Rusi*, Tailandë. * Shtetasit e shteteve të shënuara me simbolin (*),hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë, për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 1 maj deri më 30 shtator”, thuhet në vendimin e qeverisë të miratuar ditën e sotme.

Panorama.al