12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeQeveria ia refuzoi të gjitha projektet-reagon Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella...

Qeveria ia refuzoi të gjitha projektet-reagon Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska: Mickoski udhëheq qeveri me mentalitet sektar

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë, që të mos pranojë asnjë nga 20 projektet me të cilat Qyteti i Shkupit aplikoi në thirrjen për ndihmë të komunave. Qeveria po ashtu, ka refuzuar edhe projektet e komunave Strumicë, Saraj dhe Tearcë, pasi sipas kryeministrit, Hristijan Mickoski, nuk i kanë përmbushur kushtet..

Arsovska e ka quajtur Mickoskin fodull dhe tha udhëheqësi me “gjendje mendore sektare”. Sipas saj, për Mickoskin fodullëku është më i rëndësishëm se cilado nevojë e qytetarëve dhe se përballjet me ata që mendojnë ndryshe i zgjidh me segregacion dhe persekutim politik, duke dëshmuar se nuk ka asnjë kapacitet demokratik apo për liderë.

“Përkundër premtimeve se nga mjetet e kredisë hungareze do të financohen projekte në të gjitha komunat, pa marrë parasysh përkatësinë politike të udhëheqësive të vetëqeverisjeve lokale, me vendimin e djeshëm u konfirmua se kjo është e pasaktë. Vetëm u konfirmua sjellja sektariste e Mickoskit, e cila është e drejtuar drejt përballjeve me ata që mendojnë ndryshe dhe për të cilën shteti, qytetarët dhe nevojat e tyre janë dukshëm në vendin e fundit,” thotë Arsovska.

Kryetarja thekson se qyteti kishte dokumentacion të plotë për të gjitha 20 projektet, ndryshe nga komunat të tjera që morën para, por nuk i plotësuan kushtet.

Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se kushtet janë plotësuar nga 77 komuna dhe do të financohen 274 projekte. Vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.

Përzgjedhja e projekteve kaloi ditën e djeshme në seancën e qeverisë dhe tashmë komunat do të marrin para nga buxheti i shtetit në faza gjatë zbatimit të projekteve.

Komunat do t’i marrin fondet në llogari të dedikuar, në faza sipas situatës së realizuar. E gjithë procedura do të monitorohet nga trupi koordinues, i cili përfshin përfaqësues nga të gjitha ministritë përkatëse, përmes të cilave do të financohen projektet e përzgjedhura.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments