18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeQeveria i përgjigjet BE-së: Raportin për Banjskën e kemi dërguar vitin e...

Qeveria i përgjigjet BE-së: Raportin për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i është përgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano, pasi ky i fundit tha se Kosova ende nuk e ka ndarë me BE-në raportin përfundimtar për hetimet e sulmit terrorist në Banjskë.

Për portalin rtv21.tv Kryeziu tha se Qeveria e Kosovës brenda kompetencave të tyre kanë përpiluar një raport 48-faqësh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin e kanë dorëzuar tek Bashkimi Evropian dhe secili shtet anëtarë qysh vitin e kaluar.

”Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet ta ketë. Nëse ai në deklaratat e tij të vazhdueshme e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion. Për ne, mbetet tejet shqetësuese dhe e pakuptimtë që edhe pas 9 muajve, në njërën anë nuk ka aktakuzë nga prokuroria e vendit për Millan Radoiçiq dhe në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë, përkundër fakteve që dëshmojnë përfshirjen e saj në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023. Rikujtojmë që Radoiçiq vazhdon të mbetet i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon”, tha Kryeziu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments