4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria i detyroi të gjitha institucionet shtetërore t’i shfrytëzojnë shërbimet e SHA...

Qeveria i detyroi të gjitha institucionet shtetërore t’i shfrytëzojnë shërbimet e SHA Posta e RMV-së

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme detyroi institucionet shtetërore që të shfrytëzojnë shërbimet e Shoqatës Aksionare “Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke rekomanduar edhe komunat dhe Qyteti i Shkupit të bën një gjë të tillë.

“Qeveria, në përputhje me amendamentin e miratuar në Ligjin për shërbimet postare lidhur me shtyrjen e liberalizimit të shërbimeve postare deri më 31.12.2023, dhe me qëllim të përmirësimit të funksionimit financiar të AD Postës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, obligoi të gjitha institucionet shtetërore të përdorin sistemin universal postar, shërbimin e AD Postës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me ndryshimet e Ligjit, dhe rekomandoi të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit që të përdorin shërbimet e SHA Postës së Republikës së Maqedonisë së Veriut” thuhet në nnjoftimin e Qeverisë. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments