12 C
Tetovo
E enjte, 29 Maj, 2025
BallinaLajmeQeveria e RMV-së miraton planin operativ për punësim. 40 milion euro...

Qeveria e RMV-së miraton planin operativ për punësim. 40 milion euro të dedikuara, përfitues mbi 16 mijë qytetarë

Sot në seancën qeveritare, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, u miratua Plani operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e Punës për vitin 2025, i cili ka si qëllim kryesor përfshirjen më të madhe dhe më të mirë të të papunëve në tregun e punës në Maqedoni të Veriut.Me kënaqësi dua të them se sivjet për masat e punësimit janë ndarë mbi 2.5 miliardë denarë ose 40 milionë euro, që është për 7.5 milionë euro më shumë në krahasim me vitin paraprak dhe është një shumë rekorde e mbështetjes, ndërsa me Planin operativ do të përfshihen gjithsej 16.507 persona.

Kjo është shenjë se Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës janë të përkushtuara për të përmirësuar tregune punës në vend, si dhe për të zgjidhur nevojat e ndryshme të fuqisë punëtore të biznesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments