5.5 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaEkonomiQeveria e RMV-së: Janë ndarë 615 milionë euro për amortizimin e goditjeve...

Qeveria e RMV-së: Janë ndarë 615 milionë euro për amortizimin e goditjeve nga çmimet

Për amortizimin e goditjeve të çmimeve të shkaktuara nga pandemia dhe konflikti ushtarak në Ukrainë, janë ndarë pothuajse 615 milionë euro, njoftoi sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Prej atje theksojnë se vitin e kaluar janë marrë masa për amortizimin e rritjes së çmimeve, ndërsa këtë vit janë miratuar një grup shtesë prej 26 masash për të mbështetur standardin e qytetarëve dhe kompanive, por edhe për mbështetjen financiare të kompanive përmes Bankës Zhvillimore.

“Falë këtyre masave ne kemi çmimin më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës në rajon. Efektet e vendimeve të qeverisë janë paguar. Duke ngrirë çmimet e ushqimeve dhe më pas duke ulur tatimin mbi vlerën e shtuar nga pesë për qind në zero për qind, arritëm të parandalojmë një rritje të madhe të çmimeve. Gjithashtu, produktet ushqimore bazë janë të kufizuara në marzhin e shitjes me pakicë dhe shumicë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Pa këto masa, faturat e ushqimit do të rriteshin për 1500 denarë në muaj”, thonë nga Qeveria.

Më tej shtojnë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve është siguruar mbështetje financiare prej 1.000 denarë në muaj për t’i mbuluar llogaritë e tyre dhe paga minimale është rritur në 18.000 denarë.

“Qeveria në periudhën e kaluar i ka drejtuar të gjitha burimet për përballimin e krizës. Me masat për ruajtjen e likuiditetit të kompanive dhe likuiditetit të sektorit të energjisë, ne si shtet kemi vendosur të subvencionojmë 80 për qind të faturave të energjisë elektrike. Pa këto masa, çmimi i rrymës, gjegjësisht faturat e energjisë elektrike të qytetarëve do të ishin për 2.150 denarë më të larta. Nëse nuk do të ishte kufizimi i marzheve dhe zvogëlimi i TVSH-së, ndërsa derivatet e naftës do të paguheshin vetëm në bazë të TVSH-së, pa uljen e akcizës, 300 denarë më shumë”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Gjithashtu, siç theksojnë, është rritur edhe paga mesatare dhe në shumicën e sektorëve në vend gjatë viteve të fundit pagat janë rritur mbi 20 për qind në tre vitet e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments