1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria e re, ragon koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Qeveria e re, ragon koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Sot, kur opinioni u njoftua se është arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA deklaron se kjo është qeveri mashtruese dhe jolegjitime. E para, është mashtruese, sepse të dyja palët i kanë mashtruar rëndë qytetarët dhe, e dyta, është jolegjitime, sepse për partner ka një parti që e ka grabitur forcërisht dhe me manipulime vullnetin politik të shqiptarëve. Së pari, ka mashtruar BDI-ja, e cila sot e ka shkelur me të dyja këmbët premtimin e vetëm parazgjedhor për kryeministër shqiptar dhe, së dyti, ka mashtruar LDSM-ja, e cila para zgjedhjeve thoshte se “në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në”. Prandaj për koalicionin tonë kjo qeveri nuk meriton asnjë respekt politik dhe, si e tillë, do të ketë përballë 12 deputetë dhe një popull që nuk do ta lejojë mashtrimin dhe uzurpimin e vullnetit politik.

Pas këtij mega-mashtrimi, që përtej turpit në aspekt të moralit, që e duron vetëm fytyra e tyre, Koalicioni konstaton se në Maqedoninë e Veriut kemi të bëjmë me një kastë politike, që nesër do të jetë qeveri, e cila do të sundojë pa asnjë parim, por e udhëhequr vetëm nga interesa të ngushta biznesore, klanore dhe familjare. Në kontekst të kësaj, duke bërë betejë për demokraci të njëmendtë edhe në vendin tonë, si dhe duke u kujdesur që qytetarët të mos mashtrohen përsëri, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA do të jetë mbrojtësi dhe ushtari i paepur kundrejt kësaj qeverie jolegjitime dhe mashtruese. Prej nesër ne jemi në ofensivë që, me të gjitha mjetet demokratike, ta kthejmë demokracinë, ta ndalim manipulimin me vullnetin politik dhe ta ndalojmë mashtrimin që si ves i rri mbi kokë një vendi aspirant për Bashkimin Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments