23.1 C
Tetovo
E hënë, 2 Qershor, 2025
BallinaLajmeQeveria e Maqedonisë së Veriut me plan operativ, 40 milion euro për...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me plan operativ, 40 milion euro për rikualifikim dhe biznes

Në kuadër të planit operativ qeveria do të mbështes rikualifikimin, apo fillimin e biznesit për personat e pa punë. Për këtë qëllim janë ndarë 40 milion euro, me të cilat do të financohen programe të cilat do të kenë për qëllim zvoglimin e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe migrimi nga vendi.

Me këtë program do të përfshihen të rinjët deri në 29 vjet të cilët do të mund të fiotojnë grante për punësimie në kompani ku do të punësoheshin pas kualifikimit, por edhe për vetëpunësim.

“Trajnimet do të përpilohen sipas nevojave, përkatësisht do të plotësohen sipas nevojave të shoqërisë ose sipas njerëzve që do të paraqiten për trajnime të caktuara. Plani operativ aktualisht ka oferta, por npëse ka nevoj për trajnime shtesë do të mundësohen”, u shpreh ministrja e arsimit Vesna Janevska.

Me programet për rikualifikim do të përfshihen sidomos grupet e margjinalizuara, bëjnë të ditur nga minsitria e politikës sociale.

“Pjesës e pa ndashme sëhtë që qendrat për punë sociale të jenë tejet active në pjesën e bartjes së informacioneve që kanë të bëjknë me target grupin që janë në kopetencën tone, siç janë shfrytëzuaesit e ndihmës së garantuar minimale, perosnat me invaliditet, grate rome apo viktimat e dhunës familjare”, theksoi zv/ministri i politikës sociale, Gjoko Vellkovski.

Një komision i Agjencisë për punësim do të vendosë se cilët persona do të mund të jenë shfrytëzues të këtyre programeve.

“Komisioni për selektim do të vendosë se cili person sipas biznes planit që është konkurent dhe ka marr poena nga komisioni I ekspertëve se meriton të përkrahet ai plan biznesi dhe ti jepen ato 10 mijë euro”, u shpreh drejtori i agjencisë për punësim, Seljatin Beljuli.

Plani operativ i filluar këtë vit, sipas drejtuesve të institucioneve pritet të jep rezultate konkrete brenda 5 deri në 10 vite, fillimisht me ndaljen e migrimit e më pas edhe me fillimin e kthimit në vendlindje të atyre që kanë migruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments