2.3 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeQeveria e Maqedonisë nuk planifikon ta kufizojë përdorimin e TikTok-ut

Qeveria e Maqedonisë nuk planifikon ta kufizojë përdorimin e TikTok-ut

Ministri i Digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut, Stefan Andonovski deklaroi se Qeveria nuk planifikon ta kufizojë përdorimin e TikTokut, edhe përkundër lëndimeve që u shkaktuan te fëmijët në sfidën e ashtuquajtur “Supermen”. Ai shton se po e përcjell situatën.

“Atje niveli i sigurisë dhe mbrojtjes është më i ulët nga rrjetet tjera dhe për këtë mund të shpërndahen video që bëjnë thirrje në dhunë, urrejtje, bullizim… E përcjellim me vëmendje dhe do të sillemi ashtu siç sillen shtete e BE-së. Shikoj se ka disa tendenca edhe në Suedi. I përcjellim me vëmendje që të mos bëjmë diçka që është hap në drejtim të kundërt me demokracinë, por gjithsesi në drejtim të mbrojtjes së të rinjve”, theksoi Andonovski.

Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë në ndalesën e aplikacioneve, por në edukimin e fëmijëve dhe të prindërve. Paralajmëroi se do të formohet një Qendër për internet të siguri për fëmijët, i cili do të zhvillohet me mbështetje nga sektori joqeveritar dhe universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” dhe “Goce Dellçev”.

“Pikërisht për këtë çështje po themelojmë Qendrën për internet më të sigurt për fëmijët. Vitin e ardhshëm do ta zhvillojmë me një studim fizibiliteti dhe me mbështetjen e sektorit joqeveritar, si dhe nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Universiteti “Goce Dellçev” do të krijojmë një platformë për cilat probleme apo raste të tilla mund të raportohen dhe të cilat do të jenë në gjendje t’u japin burime atyre që konsiderohen të jenë viktimë e një sulmi, ngacmimi në internet, për të përballuar të njëjtën situatë. Ky projekt përfshin një fazë të dytë me të cilën do të punojmë me mësues dhe psikologë në shkolla, me prindërit për t’u dhënë atyre burimet e nevojshme për të mbrojtur fëmijët e tyre onlajn”, theksoi ministri.

Sipas tij, është rrezik, siç tha “të hyjmë në ndalesë të aplikacioneve”.

“Ajo në të cilën do të ishte e rezikshme të hyjmë është ndalesa e aplikacioneve, si shtet që e konsideron veten si evropiane, liberale, shtet që beson në vlerat progresive të BE-së, do të ishte e dëmshme të shkojmë drejt ndalesës së plotë të apkikacioneve”, theksoi Andonovski.

Shumë më tepër, sipas tij, duhet të punohet me prindërit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments