9.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeQeveria e Kosovës thotë se ka dëshmi që “Brigada e Veriut” dhe...

Qeveria e Kosovës thotë se ka dëshmi që “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë organizata terroriste

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ka dëshmi e fakte të shumta se “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë organizata terroriste.

Sipas tij, do të përbënte shkelje nëse nuk do të shpalleshin të tilla.

“Ne kemi pa numër fakte e dëshmi jo vetëm argumente se bëhet fjalë për organizata terroriste. Nëse ne me këto fakte e dëshmi nuk do t’i shpallnim organizata terroriste do të bënim shkelje. Kur e ke këtë informacion që tregon qartë se bëhet fjalë për organizata terroriste, e nuk do t’i shpallnim të tilla, do të bënim shkelje”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është penduar për marrëveshjen e arritur më 27 shkurt në Bruksel.

“Kam bindje të fuqishme që presidenti i Serbisë i ka rënë pishman që i ka thënë po marrëveshjes bazike. Nervoza na Beograd që bëhet dhunë në veri të Kosovës vjen nga mospajtimi me atë që kanë thënë tashmë”, është shprehur ai.

Kurti: Janë identifikuar 45 persona që kanë marrë pjesë në sulmet në veri

Kurti më tej ka bërë të ditur se deri më tani janë identifikuar 45 persona që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve në veri.

“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Është një situatë në të cilën ka shumë kriminelë, kjo s’ka të bëjë me popullsinë serbe, ajo është paqësore, mirëpo janë këta dhjetëra kriminelë të spikatur që dhunën e parë nuk e kanë bërë as më 26 maj e as më 29 maj por shumë më herët”, ka thënë ai.

Kreu i Qeverisë ka shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për deeskalim dhe normalizim të situatës.

“Me Bashkimin Evropian jam në kontakt të përditshëm, dje kam biseduar në telefon afër gjysmë ore me z.Borrell, unë jam në kontakt edhe me z.Lajçak. Jam i interesuar edhe për deeskalim edhe për normalizim. Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Sot nuk kemi zgjidhje, nuk kemi normalizim jo pse s’kemi marrëveshje, por nuk kemi zbatim”, është shprehur ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments