-3 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaEkonomiQeveria e Kosovës miraton projektligjin, parashihet që paga minimale të jetë 250...

Qeveria e Kosovës miraton projektligjin, parashihet që paga minimale të jetë 250 euro

Pas njëmbëdhjetë vjetësh, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur më 13 prill.

Në mbledhje po ashtu është vendosur që paga deri në 250 euro të lirohet nga tatimi.

Rritje të pagës minimale vazhdimisht kanë kërkuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Kërkesa e tyre është rritur muajve të fundit, pas rritjes së vazhdueshme të inflacionit në Kosovë.

Inflacioni, në anën tjetër, në muajin mars ka arritur në 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments