6.8 C
Tetovo
E diel, 17 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria e Kosovës me sanksione të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë

Qeveria e Kosovës me sanksione të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë

Qeveria e Kosovës ka zgjeruar listën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këto masa do të jenë në përputhje me pakon e katërt të sanksioneve ndaj këtyre shteteve nga ShBA-të, BE-ja dhe partnerët e tjerë.

“Në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të, BE-në edhe partnerët e tjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë propozuar vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve ekonomike dhe financiare të përcaktuara nga BE-ja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Përmes këtij vendimi qeveria jonë do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e sanksioneve dhe masave përfshire edhe pakon e katërt të sanksioneve të BE-së”, ka thënë Kurti.

Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se të gjitha sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë janë vendosur në konsultim të plotë me ShBA-të, BE-në dhe partnerët e tjerë.

Ajo ka shtuar se bëhet fjalë për ngrirjen e aseteve bankare, ndalimin e mediave propaganduese dhe restriksione Bjellorusisë për importe të mallrave teknologjike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments