7.1 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeQeveria do të kontrollojë naftën dhe cigaren sipas standardeve europiane

Qeveria do të kontrollojë naftën dhe cigaren sipas standardeve europiane

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Financave, në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi informacionin për krijimin e Sistemit për Monitorimin dhe Kontrollin e Produkteve të Duhanit dhe Sistemin për Monitorimin dhe Kontrollin e Naftës dhe Derivateve të Naftës – Track&Trace, me rekomandime për mënyra e zbatimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.Sistemi i monitorimit dhe kontrollit të produkteve të duhanit, sipas informacioneve të Ministrisë, synon të sigurojë monitorimin dhe kontrollin e produkteve të duhanit në të gjitha fazat e lëvizjes së tyre, nga prodhimi, deri në fazën e shpërndarjes, deri në pikën e parë të shitjes me pakicë.Ky sistem, Track&Trace, për produktet e duhanit, në Bashkimin Evropian rregullohet nga një direktivë dhe rregullore që janë të detyrueshme për t’u aplikuar në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe që zbatojnë dispozitat e Protokollit për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit të Organizata Botërore e Shëndetësisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments