Qeveria dhe sindikatat gjatë ditës së sotme kanë ranë dakord për rritje pagash me 10 për qind për të gjithë administratën shtetërore. Po ashtu është rënë dakord edhe për metodologjinë e re për përllogaritjen e pagave në bazë të pagës mesatare dhe për pagesat e pushimeve për të punësuarit në sektorin publik.
Me pagën e shtatorit, punonjësit e sektorit publik do të kenë rritje të pagave prej 10 për qind, K-15 do të marrin 10 mijë denarë këtë vit në dhjetor, ndërsa metodologjia e re e llogaritjes së pagave do të hyjë në fuqi nga marsi i vitit 2025.
Ministri i Financave Fatmir Besimi ka bërë të ditur se Marrëveshja Kolektive, gjegjësisht metodologjia e re për llogaritjen e pagave do të vlejë nga muaji mars sepse duhet harmonizuar me buxhetin dhe zgjidhjet sistematike, përkatësisht futjen në ligje.
“Metodologjia do të jetë e vlefshme nga marsi i vitit 2025 me koeficient të pagës mesatare bruto dhe do të jetë e vlefshme për të gjithë në sektorin publik”, tha Besimi.
Kryetari i sapozgjedhur i Sindikatës (LSM), Sllobodan Trendafilov, tha se të punësuarit në sektorin publik duhet të jenë të kënaqur.