Qeveria e Maqedonisë së Veriut është deklaruar pas takimit që kryeministri Hristijan Mickoski e pati me përfaqësuesit e sindikatave, në kuadër të së cilës u bisedua për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin e sindikatave.
Nga Qeveria bëjnë të ditur se Qeveria do ta pranojë çdo marrëveshje për pagën minimale e që del nga dialogu ekonomiko – social.
“Qëndrimi i Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale është i qartë dhe i bazuar në ligj. Gjegjësisht, sipas ligjit, Qeveria është e obliguar ta përcaktojë nivelin e pagës minimale më së voni deri më 31 mars. Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje mes sindikatave dhe punëdhënësve, në momentin kur ajo të arrihet në kuadër të dialogut ekonomiko-social.
Qeveria mbetet partner i punëtorëve dhe punëdhënësve dhe është e gatshme për dialog në çdo moment kur kjo të kërkohet nga palët në procesin”, qëndron mes tjerash në kumtesën e Qeverisë.