BallinaLajmeQeveria autorizon zëvendëskryeministrin Bekim Sali që të mbrojë Ligjin për përfaqësim të...

Qeveria autorizon zëvendëskryeministrin Bekim Sali që të mbrojë Ligjin për përfaqësim të drejtë në Kuvend

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka autorizuar zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për Çështje Evropiane, Bekim Sali, që të jetë përfaqësues zyrtar në Kuvend për mbrojtjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat gjatë procedurës parlamentare.

Sipas vendimit, Sali, si përfaqësues i VLEN, do të ketë mandat të plotë për të prezantuar dhe arsyetuar para deputetëve dispozitat e propozim-ligjit. Në kuadër të këtij procesi, parashihet edhe themelimi i një trupi koordinues qeveritar, i cili do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri shqiptar dhe do të ketë për detyrë monitorimin dhe garantimin e zbatimit të ligjit – një mekanizëm që, sipas autoriteteve, nuk ka ekzistuar për më shumë se dy dekada.

Ligji për përfaqësim të drejtë tashmë ka marrë “dritë jeshile”, duke përfshirë edhe sugjerimet e Komisioni i Venecias. Ai vjen si pasojë e heqjes së mekanizmit të ashtuquajtur “balancues” nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut dhe synon të sigurojë përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, ku historikisht kanë qenë të nënpërfaqësuar.

Nga VLEN theksojnë se ky ligj përfaqëson një ndryshim të madh në qasjen institucionale ndaj kësaj çështjeje, duke shtuar se ajo që për vite me radhë është përdorur si temë politike nga opozita, përfshirë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tashmë po merr zgjidhje konkrete ligjore.

“Ky është një hap përfundimtar drejt vendosjes së rregullit dhe garantimit të barazisë reale në administratë,” theksojnë nga shumica qeverisëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments