7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaSportQetë...qetë me lalën ...ka rend... zanin mos va ndajm...Shkëndija nuk i la...

Qetë…qetë me lalën …ka rend… zanin mos va ndajm…Shkëndija nuk i la të fitojnë, pështajma vu tha Shfercerave. Mos kofshi në lëkurën e SRMN ?!

Mes incidentesh të cilat dërguan që dy herë të ndërpritet loja, është mbyllur me barazim ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Çairit, bëri që tifogrupi Shfercerat të ndjejnë rahatinë me çka shpërthyen duke shkaktuar edhe incidente, raporton TV21.

Ndërprerja e parë erdhi si rezultat i lëshimit të mjeteve piroteknike, të cilat bënë që stadiumi të mbushet i tëri me tym. Kurse ndërprerja e dytë erdhi nga hedhja e mjeteve të forta në fushën e lojës – kanaçe dhe shishe plastike.

Pas kësaj, ndërhynë edhe forcat speciale, të cilat përcollën futbollistët e Shkëndijës gjatë daljes.

Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, përkatësisht KF Shkupi dhe KF Shkëndija e përmbyllën këtë ndeshje me rezultat 1-1./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments